Lista Serbe kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është një institucion i nevojshëm për mbijetesën e popullit serb, jo teka e askujt”, deklaroi Lista Serbe, pas diskutimit të sotëm për Asociacionin, takim ky i organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Lista Serbe thotë se në këtë takim e kanë përsëritur qëndrimin e tyre se “Formimi i Asociacionit është obligim i Prishtinës, i cili është marrë në formë të obligimit ndërkombëtar, e më pas është ratifikuar në Kuvendit e Kosovës me shumicë dy të tretash”, shkruan kossev.info.