FSK-ja tregon se kur fillon faza e testit të radhës së kandidatëve për rekrutë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se nga 23 prilli (e martë) do të fillojë faza e testit të radhës për kandidatët që aplikuan për rekrutë të FSK-së.

Sipas njoftimit, intervista do të mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit në hyrjen nr.1, si dhe duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe kuponin e aplikimit.