Frashër Krasniqi: Kurti 100 euro për punëtorin e sigurimit, 100 euro drejtorit

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik.

Krasniqi ka thënë se kjo qeveri është e majtë, teksa ka kritikuar Kurtin për ndarjen e 100 euro si për gjitha kategoritë.

Kjo pasi sipas tij nga 100 euro do t’i marrin edhe punëtorët e sigurimit edhe drejtorët në kompani.

“Qeveria e “majtë” e Kurtit: 100 euro punëtorit/es të sigurimit, 100 euro drejtorit/es t’kompanisë. I pari, pagën 150-200 euro, i dyti pagën 1500-2000 euro”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.