Zeka: Letra e Kurtit për Lajçakun, papërgjegjësi totale politike

Milaim Zeka thotë se letra e Kurtit për Lajçakun është papërgjegjësi totale politike, transmeton Fokusi.info.

Zeka shkruan në Facebook:

Letra Albin Kurtit per Lajçakun

Me ba njeriu listen e delegacionit per dialog me Serbine, me caktu emra te zbrazet pa fole me asnje njeri, me perjashtim ndoshta te Vjosa Osmanit, eshte papergjegjesi totale politike, dhe rezonim teper foshnjor ne raport me BE/ne, dhe karshi dialogut.

Imagjinoni sikur Kryeministri Kurti ( i cili defakto nuk eshte) ta fillonte letren e tije ne kete menyre: – I nderuari Miroslav Lajçak
Pas konsultime paraprake me Presidentin Thaçi, me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, Kryetaret e Partive Politike te perfaqesuara ne Kuvendin e Republikes te Kosoves, po edhe me Shoqerine Civile, ne jemi te gatshem per rifillimin e dialogut me Serbine.

Na vjen teper keq qe Serbia, nga ana e saje, nuk ka treguar dhe nuk po tregon as signalin me te vogel as per dialog, as per zhdukjen e urrejtjes qindra vjeçare ndaje shqiptareve te Kosoves. Ky shtet, as nuk ka zbatuar asnjeren nga marreveshjet e nenshkruara ne Bruksel, po as kthimin e kofomave tona, si dhe mijera dokumenta te plaçkitura nga vendi yne… etj.

Ne vend te kesaje, shiheni letren…