Frika nga tërmeti, kolonë veturash nisen drejt jugut të Shqipërisë

Tirana dhe Durrësi janë zonat më të pasigurta sa i përket lëkundjeve të tërmetit në këto 24 orë të fundit. Për t’iu shmangur panikut dhe frikës, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur t’i largohen këtyre qyteteve.

Një pjesë e madhe e tyre po i drejtohen qyteteve të jugut. Lapsi.al sjell pamjen e autostradës Durrës-Rrogozhinë mbrëmjen e sotme, ku sic shihet ka një vargan të gjatë automjetesh që po ikin drejt jugut të vendit.

Gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur lëkundje në Tiranë e Durrës. Po kështu u regjistruan lëkundje edhe mbrëmjen e sotme./Lapsi/