Fund i dhimbshëm: Lojtarit të vetëm të shpëtuar nga tragjedia nuk i vazhdohet kontrata

Më 29 nëntor 2016, ishte një nga ditët më të trishtuara në historinë e futbollit. Aeroplani që transportonte stafin teknik dhe lojtarët e skuadrës së Chapocoenses su rrëzua në një zonë malore të Kolumbisë.

19 lojtarë humbën jetën dhe vetëm tre nga 22 të thirrurit arritën të mbijetojnë: Jakson Follmann, Neto dhe Alan Ruschel.

Pas disa operacioneve, futbollisti Alan Ruschel arriti që t’i kthehet futbollit dhe skuadrës së Chapocoenses.

Por, dita e djeshme ka qenë e fundit me këtë skuadër. Kjo pasi që skuadra nuk ka vendosur që t’i vazhdojë kontratën.

Chapocoense i ka propozuar futbollistit huazimin te ndonjë skuadër. Megjithatë, Alan Ruschel ka marrë vendimin final që të pensionohet nga futbolli.