Furnizuan veturën me derivate në vlerë 80 euro dhe ikën pa paguar, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshimtë, pasi që të njëjtit në një pikë të derivateve pasi janë furnizuar me një veturë pa targa në vlerë 80 euro, ishin larguar pa e bërë pagesën.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Volljakë të Klinës.

Duhet përkujtuar që raste të ngjashme janë raportuar edhe gjatë ditëve të kaluara, saktësisht pas rritjes së çmimeve të derivateve.