Fushata vetjake e ish-pilotit sovjetik kundër luftës së Putinit

Fushata vetjake e ish-pilotit sovjetik kundër luftës së Putinit

Volodymyr Bilevich ka shërbyer në forcën ajrore sovjetike dhe atë ruse. Por, kur Rusia pushtoi Ukrainën, piloti i pensionuar nisi një fushatë vetjake kundër luftës.

Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë e ka shoqëruar Bilevichin, i cili është qytetar i Rusisë, por i kombësisë ukrainase, teksa ai doli nëpër rrugët e qytetit perëndimor rus Belgorod, afër kufirit me Ukrainën.

Ky rrëfim është incizuar para se REL-i të detyrohej të ndërpriste punën në Rusi, më 6 mars, pas trysnisë së fortë nga qeveria ruse për të ndalur raportimin e pavarur atje.​