Futbollistët e Kosovës arrijnë në Shkup, Valon Berisha flet për pritjen në kufi

Futbollistët e Kosovës kanë arritur në Shkup.

Lojtarët tanë kanë arritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ku janë vendosur në hotel nga ku më pas do të mbajnë një stërvitje të fundit para ndeshjes së ditës së nesërme.

“Jemi ndjerë vërtetë mirë nga pritja në Han të Elezit” – u shpreh Valon Berisha në një pronocim të shkurtë për SuperSport Kosova.

Teksa lojtarët janë futur në hotel, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala nuk ka lejuar futbollistët që të bëjnë pronocime për medie, me mesfushorin e Reims të vetmin që u ndal për pak sekonda.

Kjo vjen edhe si rezultat i masave anti Covid, ku nuk mund të rrezikohet asgjë në prag të një sfide kaq të rëndësishmem.