Kane arrin marrëveshje personale me Bayern Munich, sot testet mjekësore para zyrtarizimit

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është gati të bashkohet me Bayern Munich pasi kanë arritur marrëveshje edhe për kushtet personale.

Kane ra dakord për kushtet personale disa javë më parë me Bayernin pasi babai dhe vëllai i tij zhvilluan bisedime në Mynih për të diskutuar lëvizjen.

Bayern kishte një ofertë prej 110 milionë euro të pranuar nga Tottenham të enjten, duke e lënë Kane me vendimin përfundimtar nëse do të bënte kalimin.

Me një shtëpi të re në Gjermani të identifikuar gjithashtu, Kane ka pranuar të bëjë këtë lëvizje duke konfirmuar marrëveshjen katërvjeçare.

Është gazetari David Ornstein i The Athletic i cili konfirmon se Kane ka arritur marrëveshje personale dhe ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar në Gjermani.

“Harry Kane ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Bayern Munich nga Tottenham Hotspur. Kushtet personale janë në fuqi për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare”, ka shkruar Ornstein në postimin e parë.

Më vonë, Ornstein ka konfirmuar se Kane do të udhëtoj sot drejt Gjermanisë për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

“Harry Kane ka marrë miratimin nga Tottenham për të përfunduar transferimin në Bayern Munich. 30-vjeçari do të fluturoj për në Gjermani këtë mëngjes, të bëj ekzaminimet mjekësore përpara se të nënshkruaj një marrëveshje 4-vjeçare më vonë sot”.

“Plani i FC Bayern është që kapiteni i Anglisë të veshë fanellën me numër 9”, ka shkruar Ornstein ka profilin e tij privat gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/