Ganimete Musliu: Albin Kurti marre të koftë, vendimin për mërgimtarët është dashur ta marrësh kur u bëre kryeministër, jo kur po e lë këtë post

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për vendimin e mbrëmshëm rreth marrjes përsipër të mbulimit të kostos së polisave kufitare për diasporën.

Musliu tha se Kurti dhe qeveria e tij po luajnë me ndjenjat e mërgimtarëve kosovarë.

“Albin Kurti marre të koftë, këtë vendim është dashtë me e marrë ditën kur e ke marrë postin e Kryeministrit.

Diaspora jonë nuk është aq naive sa mos më e kuptu lojën tënde me ndjenjat e tyre duke marrë gjoja vendime të rëndësishme për ta ditën kur ti e dorëzon qeverine. Ata më mirë se çdo kush tjetër e kuptojnë peshën dhe rëndësinë që kanë vendimet tua sot kur vetëm njerën këmbë e ke në Qeveri. Ti po i bënë fyerjen ma të madhe qe mund t’i bëjë dikush diasporës tonë. MARRE!”.