Gara e Diturisë mbahet në 95% të shkollave në Kosovë

Ndonëse ditë vikendi shumë nxënës kishin dal në shkollat fillore për t’u përfshirë në testin e garës së diturisë që është zhvilluar në tërë Kosovën gjatë ditës sotme.

Megjithëse, në disa shkolla në Prishtinë për shkak të vonesave të bartjes së testeve nuk u mbajt, përgjegjësit e kësaj iniciative thanë se testi është duke u mbajtur mbi 95 përqind të shkollave.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti u shpreh entuziast me gjithë procesin e garës së diturisë, duke thënë se mbi 95 përqind të shkollave në nivel vendi janë duke e mbajtur këtë test.

Duke folur për këtë lloj testi, ai tha se është shumë i nevojshëm, pasi duhet të përdoret si një lloj shtyse për vet nxënësit.

Kurse, për shkollat që nuk janë duke mbajtur testin, mbi arsyen e vonesave, Hoti tha se testi duhet të arrihet në çastet e fundit.

Për fituesin e kësaj gare do të ketë një çmim në të holla prej dhjetë mijë eurosh.