Gashi: Kurti ndoshta ka dëshirë të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës

Shefi i grupit parlamentar i LDK’së Arben Gashi, në Pressing tha se politika e Kurtit ishte problematike për vendin.

Ai tha se përveç Amerikës të gjithë të tjerët i lexojmë mes rreshtave, përcjell Periskopi

Gashi tha se edhe VV dikur dëshironte të ndërmjetësonte SHBA, ndërkaq sot sipas tij ai dëshiron të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës.

“Politik bërja e Kurtit ishte problematike, në politikë asgjë nuk është statike. Politika e tij na ka sjellë këtu. Përveç amerikanëve, të tjerët I lexojmë në mes të rreshtave.Ai më parë kërkonte që të jetë ndërmjetësues SHBA në dialog por ai ndoshta ndoshta ka dëshirë të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës”, tha Gashi.