Gashi: Nuk ka dakordim mes FIT-it dhe qeverisë

Kryetari i BSPK-së, Ali Gashi i pyetur se a ka dakordim mes FIT-it dhe qeverisë, tha se në kanalet e tyre nuk ka dakoordim.

”Edhe ne jemi të informuar nga mediat, dhe nga kanalet tona nuk ka ndonjë dakoordim”, u shpreh Gashi.

Për këtë takim, Gashi tha se përbën dy problematika për BSPK-në.

”Sido që të jetë për neve Bashkimi i Sindikatave të Kosovës ky takim i mbart dy problematika, apo dy gabime thelbësore, dhe njëherësh se qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta trajtoj policinë si tërësi dhe jo si njësi, dhe gabimi i dytë është që në këtë takim nuk është ftuar sindikata e Policisë së Kosovës, e që rrjedhimisht është organi i cili avokon dhe mbron të drejtat e policisë në tërësi”, u shpreh Gashi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Ai apeloi që në takimet e radhës të ftohen edhe BSPK-ja, pasi që ka të bëjë me të drejtat dhe kërkesat e policëve.

”Prandaj ne Bashkimi i Sindikatave të Kosovës jemi të shqetësuar për mos ftesën e Federatës Sindikale të Policisë, dhe apelojmë që ku kemi të bëjmë me qasjen e të drejtave të policisë dhe kërkesave të tyre, të ftohet sindikata që të ulet bashkë me qeverinë dhe t’i diskutojnë të gjitha temat që i preokupojnë policët”, u deklarua Gashi.