Gashi: Vetëvendosje me dy karaktere të ndryshme karshi Sindikatave

Sa ishte në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje ishte shumë aktive dhe përkrahëse e kërkesave të Sindikatave të punëtorëve. Kështu ka thënë në Sytë 7 në Klan Kosova, Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës.

Por i njëjti ka shtuar se pas ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes, ka ndryshuar tërësisht karshi problemeve të sindikatave.

Sipas tij, Qeveria dhe sindikatat janë për të përmirësuar kushtet e punëtorëve dhe jo rivale.

Në mungesë të komunikimit Sindikata-Qeveri, do të mbahet edhe protesta e sotme e BSPK-së, ka thënë Gashi, duke bërë me dije se kërkojnë nga 100 euro shtesë për çdo muaj derisa të bëhet Ligji i pagave. Po ashtu kërkojnë që të bëhet Sigurimi Shëndetësor. Kërkesë tjetër është edhe futja në ligj, kontributi i punëtorëve gjatë viteve të 90-ta.