Gashi-Vetëvendosjes: Nga mungesa e guximit për përgjegjësi e dorëzuat edhe pushtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka mbajtur sot një fjalim në Kuvendin e Kosovës me shumë akuza drejtuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe ish-qeverisjes së tyre.

Gashi tha ata nuk janë e gjithë populli me 29 deputetë të cilët janë, por populli janë edhe përfaqësuesit e tjerë në Kuvend.

“Po shohim vazhdën e përfaqësuesve të moralit të pavërtetës dhe moralit në Kuvend duke tentuar monopolizimin e popullit dhe vullnetit dhe marrjen e autorizimit të autoriteteve të përjetshme e legjitime. Ne kemi një rezultat zgjedhor që është i certifikuar dhe autorizuar. Pra demokracia është sport pak ma i rëndë sesa populizmi juaj i shfaqur e shpërfaqur edhe në Kuvend, në rrugë e në secilin autoritet ku ju keni pas pak pushtet e përgjegjësi. Aty ku ju patët pak përgjegjësi, abuzuat me ulësen e kryetares së kuvendit duke e quar kuvendin drejt konfliktit, abuzuat me folësen e mikrofonin e kuvendit duke pretenduar përfaqësimin autotentik të popullit me 25%, por ku është 75% tjetër, pra populli a qenkeni veç ju? Këta 90 deputetë të tjerë s’qenkan deputet qenkeni veç ju, çka është kjo pafytyrësi e përfaqësimit, çka është kjo pafytyrësi e moralit e gënjeshtrës që mundoheni ta paraqisni në Kuvend?”, tha Gashi.

Tutje ai shtoi se duke thënë të pavërteta s’mund të ndërtoni një të vërtetë.

“Shëndetësinë të cilën e morëm nga ju , të cilët e mbyllët vendin kur kishte vetëm dhjetëra raste e quat vendin drejt kolapsit ekonomik, social shoqëror. Nga mungesa e guximit për të marrë përgjegjësi e dorëzuat edhe pushtetin, po e shohim modelin e juaj në Prishtinë, model i paaftësisë i keqpërdorimit e korrupsionit. Shohim modelin tjetër që keni ndërtuar, e shohim Prizrenin të paktën gjashtë drejtorë janë në akuzë për korrupsion, e shohim se si ju mendon, e pamë se si për 50- ditë e futët Kosovën në krizë institucionale dhe kombëtare. Dhe ju tentoni të përfaqësoni autoritet moral në këtë vend”, shtoi ai.