Gashi, VV-së: Nga sot do të vendosen standardet e reja të punës, nuk do të futen ilegalisht 1 mijë teste nga Serbia

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e rregullt plenare.

Pas Liburn Aliut, deputetit të VV-së që akuzoi LDK-në për vjedhjen e pushtetit, aty ka folur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se që nga sot, sipas tij do të vendosen standardet e reja të punës, dhe nuk do të jenë asnjëra nga “skandalet” e qeverisë Kurti.

Kjo është dita në të cilën ne i vendosim standardet e reja të punës, dhe nuk janë zhurmat e juaja. Nuk do të jetë gjuha që përdori kolegu jonë më herët, por gjuha e bashkëpunimit. Nuk do të jetë standard i punës gjuha që e qet Serbinë në pozita favorizuese në OKB. Nuk do të jetë një standard që lejon mbi 200 mjekë serbë të hyjnë në Kosovë. Nuk do të jetë një standard ku ilegalisht futen 1 mijë teste nga Serbia”, tha Gashi.

Në një realitet të ri politik, sipas Gashit, s’do të kemi lajme më në gazetat prestigjoze të cilat e favorizojnë Serbinë.

“ Ne do të flasim butë, por do të veprojmë fort. Pra të dashur opozitarë të sotëm dhe djeshëm, mirëserdhet në realitetin e ri politik. Ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjoze do të jenë në favor të Kosovës. Ju garantoj që për çdo vendim ju do të jeni të informuar”, ka thënë ai.