Gati 4 orë pritje për të dalë nga Kosova prej Merdares (tabela)

Deri 3 orë e 40 minuta janë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova prej pikës kufitare në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar para pak minutash skemën e pritjeve.

“Në Merdare pritjet janë 3 orë deri në 3 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Derisa, për të hyrë në Kosovë 5 deri 10 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje
(min)
Dalje
(min)
Kolona (metra)
Hyrje
Kolona (metra)
Dalje
Glloboqicë 03-05 03-05 00 00
Qafë e Prushit 03-05 03-05 00 00
Qafë e Morinës 03-05 03-05 00 00
Kullë 03-05 03-05 00 00
Bërnjak 03-05 03-05 00 00
Vërmicë 03-05 03-05 00 00
Hani i Elezit 03-05 05-10 00 30
Jarinje 03-05 60-70 00 600
Mutivodë 03-05 30 00 200
Muçibabë 05-10 90 00 400
Dheu i Bardhë 10-50 180 150 1000
Merdare 05-10 200-220 200-250 1500