Nëntë të lënduar nga shpërthimi me bombë në ‘Tregun e Kafshëve’ në Prizren

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi me bombë në tregun e kafshëve në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

“Sot me datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve ne Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se 9 perona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi për Front Online

Sipas tij, të gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit.

“Policia ka dal në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dal hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”, ka thënë më tutje Gashi.