Gati avioni që fluturon për 1 orë nga Londra në Nju Jork. Lexoni sa herë më shumë se shpejtësia e zërit fluturon

E imagjinoni do që brenda një pasditeje të pini kafe në Londër dhe një orë më vonë të jeni në Nju Jork? Kjo ëndërr duket se së shpejti do të bëhet realitet.

Pasagjerët mund të fluturojnë nga Londra në Nju Jork në më pak se një orë në sajë të një përparimi të madh në ndërtimin e një avioni hipersonik.

Inxhinierët në “Reaction Engines” kanë testuar teknologji jetësore për aeroplanin e ri, që do të bëjë të mundur fluturimin më shpejt se kurrë. Teknologjia e re do të ndalojë motorin nga mbinxehja dhe shkrirja me shpejtësi supersonike.

Ata kanë testuar teknologjinë ‘pre-cooler’ për të simuluar shpejtësinë tre herë më të lartë se shpejtësia e zërit.

Mijëra tuba brenda para-ftohësit, të cilat janë më të hollë se qimet e flokut të njeriut, përmbajnë helium të lëngshëm që mund të freskojë ajrin, nga 1.000 ° C në temperaturën e dhomës në 1 të 20-n e sekondës.

Ky është çelësi për një të ardhme të re të udhëtimit ajror, duke lënë pas kufizimet që vijnë nga nxehtësia e motorëve.

Ky ishte shkaku që Concorde nuk mundën të fluturonin gjatë, pavarësisht se udhëtonin dy herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Duke përdorur motorin e tij prototip SABER, “Reaction Engines” duan të zhvillojnë këtë teknologji deri sa të krijohet një motor me avion të aftë për të udhëtuar në 25 herë me shpejtësinë e zërit, brenda dhe jashtë hapësirës.

Panorama