Gazetari nga Shqipëria e quan perverse idenë e LDK’së

Gazetari Andi Bushati ka komentuar ofertën e fundit të LDK-së për Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me formimin e qeverisë e ardhshme.

Bushati ka shkruar në Facebook se oferta e LDK është perverse.

“Nuk kam parë ofertë më perverse se kjo e LDK-së për të votuar nga opozita, një qeveri të Albin Kurtit. Pra me një fjalë, ju mbani përgjegjësitë e qeverisjes ne ju mbajmë thikën pas shpine”, ka shkruar Bushati.

Sot Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka folur lidhur me ofertën e partisë që e drejton karshi VV-së pas mosarritjes së marrëveshjes.

Ndërkaq sot, Kuvendi i Kosovës është konstituuar dhe Kryetar i saj është zgjedhur Glauk Konjufca gjë që ka ndërruar matematikat e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.

Gjatë bisedimeve ndërmjet dy partive, posti i krye parlamentarit do t’i takonte LDK-së.