Geci: Individët shkojnë e vijnë, LDK është shkollë politike në Kosovë

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci u ka dërguar mesazh individëve të cilët janë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Geci ka thënë se LDK nuk është pronë e askujt, por që sipas tij është shkollë politike në Kosovë.

Siç është shprehur Geci, 80% e programit të LDK-së është inkorporuar në programin e qeverisë Kurti.

“Harroni individëd se individët shkojnë e vijnë por ti qendrojmë besnik programit të LDK-së si program i qendrës së djathtë”, është shprehur Geci.

Postimi i plotë:

Të gjitha subjektet tjera politike po presin të rriten në saje të ndarjes së elektoratit të LDK-së.

Ftojë elektoratin besnik të LDK-së ti qëndrojë besnik programit të LDK-së.

Harroni individëd se individët shkojnë e vijnë por ti qendrojmë besnik programit të LDK-së si program i qendrës së djathtë.

Nuk është LDK pronë private e askujt, LDK është aset i Kosovës dhe do të mbetët per jetë e mot

LDK është shkollë politike në Kosovë.

Të gjithë e dim se 80 % e programit të LDK-së është inkorporuar në programin qeverisës të Kurtit ,sepse LDK ka njerëz që dijnë të krijojnë program zhvillimor, të tjerët nuk kanë njerëz që dijn të bëjnë program, prandaj edhe të gjithë dëshirojnë të bëjnë koalicion me LDK-në.