Gent Cakaj shkarkon edhe Blerim Devollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë

Dje gjatë ditës, ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori vendim për shkarkimin e Rrahim Pacollit, nga pozita e Konsullit të Nderin të Shqipërisë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Siç raporton Gazeta Blic, një veprim të tillë, ministri Cakaj e ka marrë gjatë ditës edhe ndaj biznesmenit tjetër, Blerim Devolli.

Ministri Cakaj pritet të bëjë edhe disa shkarkime në pozitat e Konsujve të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.