Agon Mulsiut iu bë testi për koronavirus pas vdekjes, Lutfi Haziri thotë që ishte negativ

26 -vjeçari nga Gjilani, i cili vdiq në karantinën e Qendrës së Studenteve, ka rezultuar negativ për koronavirus.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.“Po janë kryer para obduksionit dhe ka rezultuar negativ”, ka thënë shkurt Haziri për lajmi.net.

26- vjeçari, Agon Musliu vdiq të dielën pasi u hodh nga kati i pestë i konvikti, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.