Gjakova, renditet i shtati në Mastersin e Hungarisë

Akil Gjakova e ka zënë vendin e shtatë në World Judo Mastersin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova shënoi dy fitore në kategorinë deri në 73 kilogramë, por më pas u ndalë në çerekfinale dhe repesazh.

Ai fitoi 468 pikë olimpike për Lojërat Olimpike, që të mbahen në vitin e ardhshëm në Paris të Francës.

Kujtojmë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Laura Fazliu, e cila në finale do ta kërkojë medaljen e artë.