Sportistja dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit me shkop bejsbolli

Ish-boksierja Viviane Obenauf është dënuar me 16 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasje.

Në dhjetor të vitit 2020, ajo u arrestua në lidhje me vdekjen e bashkëshortit të saj 61-vjeçar, njofton TheSun, transmeton Fokusi.info.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në tetor 2020 pasi pësoi lëndime të rënda.

Obenauf doli në gjyq më shumë se dy vjet më parë dhe dënimi i është shqiptuar tek tani.

Policia tha se ajo e goditi viktimën 19 herë në kokë me një shkop bejsbolli në shtëpinë e tyre në Interlaken.

Obenauf u deklarua i pafajshëm, por prokurorët e vërtetuan çështjen e tyre me prova që përfshinin mostrat e gjakut të marra nga rrobat e saj.