I vihet flaka gjatë natës makinës së një oficeri të policisë

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Gramshit.

Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është në pronësi të shtetasit me iniciale Y.B. efektiv pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo ndonjë defekt teknik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.