Gjenden mjete shpërthyese në Prishtinë, deklarohet Policia

Në afërsi të lagjes Veternik të Prishtinës janë gjetur disa mjete të dyshimta të cilat thuhet të jenë mjete shpërthyese.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.

“Rreth orës 08:40 është pranuar informata se në një vend punishte në fshatin Preoc, janë gjetur disa mjete të dyshimta që dyshohet të jenë mjete shpërthyese.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.