Gjendet e mbytur një vajzë në Kanionet e Holtës

Një vajzë është mbytur në kanionin e Holtës pasditen e sotme. Mësohet se 25 vjeçarja me iniciale E.S ishte pjesë e një grupi prej 33 vetësh nga Puka. Sapo u lajmërua nga vendngjarja se 4 fëmijë u shpëtuan, një vajzë e moshës rreth 20-vjeçe është gjetur e mbytur. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e një të riu dhe një burri rreth 50-vjeç.

Një grup turistësh u bllokua ditën e sotme në Kanionet e Holtës. Në vendin e ngjarjes pas një telefonate për ndihmë nga grupi i të rinjve të bllokuar ka shkuar policia, zjarrfikësja, ambulanca e shërbimet e emergjencave. Po ashtu për t’u ardhur në ndihmë tre personave që janë ende të bllokuar drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të RENEA-s të cilët janë të specializuar për ndërhyrjet në ujë.

Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre, të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës e gjatë mesditës së sotme si dhe nga përrenjtë që derdhen në kanionin e Holtës./Pamfleti