E çuditshme: Topi prek rrjetën e ekipit kundërshtar, por goli nuk pranohet (video)

Një rast mjaft i pazakontë ka ndodhur dje në sfidën mes Hajduk Splitit dhe Slavenit në ligën kroate.

Në minutën e 74-t, Slaveni arriti që të realizojë gol pas një dalje të gabuar të portierit të vendasve.

Pas goditjes topi përfundoi në rrjetë, u përplas dhe doli jashtë, por mbrojtësi që gjendej aty pranë, i hutoi gjyqtarët sikur topi nuk ishte futur në portë dhe e vazhdoi lojën.

Ndërkohë, lojtarët e Slavenit kishin filluar festë, derisa portieri kishte shkuar të festonte te banka e rezervistëve.

Sidoqoftë, gjyqtari e vazhdoi lojën dhe Hajduku shënoi gol pas një kundërsulmi të shpejtë, duke i zënë në befasi mysafirët.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2:0 për Hajdukun, ekipi për të cilin mbrojtësi Ardian Ismajli u paraqit për 90 minuta.