Përfundon votimi në raundin e parë, por vazhdon raundi i dytë

Ka përfunduar votimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës në tentimin e tretë me radhë në kuadër të raundit të parë të votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit, anëtari i Komisionit për Legjislacion deputeti Salih Zyba deklaroi se morën pjesë 81 deputetë. Kësisoj me raundin e parë nuk arrihet që të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

“Në votim morën pjesë gjithsej 81 deputetë”, tha ai.

Vjosa Osmani mori 69 vota, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë, 12 vota ishin të pavlefshme.

Votimi vazhdon në raundin e dytë.