Gjendet i vdekur në banesën e tij një person në Prizren

Policia e Kosovës është njoftuar nga qytetarët e Prizrenit se fqinji i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Kur në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe është thyer dera e banesës, aty është hasur një trup i pajetë, i gjinisë mashkullore.

Në raportin e policisë thuhet se nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, përcjell Demokracia.com.

“HETIM I VDEKJES /Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.