Gjendet i vdekur një 41 vjeçar në Kaçanik

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Kaçanik.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se 41 vjeçari që është gjetur pa shenja jete është Muhabi Islami.

Islami ishte raportuar si person i zhdukur para gjashtë muajve, transmeton lajmi.net.

Personi që humbi jetën ishte nga fshati Begracë në Komunën e Kaçanikut ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen e tij.