“Të gjithë në bashkëqeverisje me Listën Serbe”, Klinaku tregon kush i rrëzon qeveritë

Faton Klinaku, u.d i kryetarit të OVL UÇK-së, ka reaguar ndaj partive politike, për akuzat ndaj njëri tjetrit për partneritetin me Listën Serbe, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dihet se të gjithë ishin dhe janë në bashkëqeverisje me të.

Ai ka shtuar se qeveritë i ka rrëzuar dhe i rrëzon dialogu e që bëhet me votë të deputetëve.

Postimi i plotë:

Akuza ndaj njëri-tjetrit se kush është partner me listën serbe, kur dihet se ishin dhe janë në bashkëqeverisje të gjithë.Nëse nuk di apo nuk do është çështje tjetër, por qeveritë i ka rrëzuar dhe i rrëzon dialogu e natyrisht që kjo bëhet me votë të deputetëve.