Gjendet i vdekur një 69-vjeçar në tualetin e një dyqani

Është gjetur i vdekur një 69-vjeçar këtë pasdite në tualetin e një dyqani në qytetin e Elbasanit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e 69-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se 69-vjeçari kishte probleme shëndetësore. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15.02.2022, rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.