Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

Një burrë është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti po hetohet.

“Gjakovë 25.01.2023 – 14:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.