Bërxulli për VV-në në Shqipëri: Është eksperiment, paralojë për një lojë të ardhshme

Analisti Dashamir Bërxulli në emisionin Pressing të T7, ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje që u fut në garën e zgjedhjeve në Shqipëri, shkruan Express.

Bërxulli tha VV’ja në Shqipëri mund të interpretohet si një eksperiment apo paralojë për një lojë të arhdhshme. Gjithashtu, sipas tij mund të jetë edhe një mesazh.

“Është interesante, është risi, por nga ana tjetër mua më duket eksperiment, e kanë matur opinionin me sondazhe se sa vota mund të marrin e çfarë strukture kanë. Por, mund të jetë edhe mesazh”, është shprehur Bërxulli.

Bërxuli gjithashtu tha se VV’ja ka nxjerrë kandidatë nga Shqipëria, ndërsa shkuarja e vet kryeministrit atje mund të interpretohet si ndërhyrje.

“Pra, është një paralojë për një lojë të ardhshme që mund të vijë. Nga ana tjetër ai ka nxjerrë kandidatë nga Shqipëria. E shkuarja e vetë kryeministrit atje do të thotë mund të interpretohet si një ndërhyrje”, shtoi Bërxulli.