Gjendet i vdekur një person në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë

Prishtinë – Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë është gjetur një person i vdekur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është shqiptar nga Novi Pazari.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./Fokusi.info/