Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Në kohën kur në vend është shënuar rritje e të të infektuarve me coronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

IKSHPK bën të ditur se asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19 dhe kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 195.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,613, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në vend, aktualisht po vazhdon vaksinimi në masë dhe qytetarët mund të zgjedhin cilën vaksinë të marrin, Pfizer apo AstraZeneca.

Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK:

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!