Gjendet i vrarë 30 vjeçari në Dibër

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Dibër. Një 30-vjeçar ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Dibrës pa shenja jete, i goditur me plumb në kokë.

Një person rreth 30 vjeç ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, pasi ka marrë një plumb në kokë. Mësohet se viktima është nga fshati Vlashe i njësisë administrative Shupenzë, shkruan balkanweb.

Banorë të fshatit të tij kanë deklaruar se e kanë gjetur të riun të plagosur në banesë. Viktimë ka mbetur shtetasi Ernit Dani.

Nuk dihet nëse e kanë vrarë apo ka kryer vevëvrasje.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin.