Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se i la dy fëmijët pa përkujdesje

Një grua është arrestuar në Pejë, pasi e njëjta dyshohet se i ka lënë dy fëmijët e saj në banesë pa përkujdesje.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.