Hoti pret në takim Hysenin, njoftohet për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Koordinatorin shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.

Me këtë rast Hoti është njoftuar për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.

Në një njoftim për media u tha se Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.