Gjendet një person i vdekur në rrugë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete i shtrirë në tokë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën Tirana në Prishtinë.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, njoftoj policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.