Vdes mjeku nga Gjilani në moshë të re

Gjilani është tronditur mëngjesin e sotëm nga vdekja e hershme e një doktori.

Stomatologu i njohur, Rasim Sefiu ka vdekur papritmas në moshën 35 vjeçare.

Vdekja e tij erdhi pikërisht në 3 vjetorin e shuarjes së babait të tij, poashtu mjek.

Sefiu la prapa vetës gruan dhe dy fëmijë.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, të cilët i kanë ngushëlluar familjarët dhe miqtë e të ndjerit.