Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Kuçicë të Skenderajt

Sot rreth orës 13:00 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

Sipas tij, personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Sot rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuçicë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66-vjeçar. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.