Formacionet zyrtare: Bayern – Dortmund

Bayern Munich dhe Borussia Dortmundi i kanë publikuar formacionet për ndeshjen më të rëndësishme në kuadër të javës së 11-të në Bundesliga.

Bavarezët do të jenë nikoqir të ‘Milionerëve’ në ndeshjen që fillon në ora 18:30 në stadiumin ‘Allianz Arena’.

Në këtë takim, kampioni i ligës gjermane do të jenë pa lojtarët si Jerome Boateng që është i suspenduar me karton të kuq, derisa Lucas Hernandez e Niklas Sule që janë të lënduar.

Për dallim nga rivali i tyre, Dortmundi do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion.

Dortmundi aktualisht është në vendin e katërt me 19 pikë, gjersa Bayerni është në të gjashtin me 18 sosh.