Haradinaj viziton Ministrinë e Mbrojtjes: Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se me ministrin Armend Mehaj kanë folur për tema të sigurisë nacionale.

Lexoni të plotë postimin:

Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.

Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.

Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë.