Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku aty mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.