Vitia tregon se çka ndodhi me 1 mijë testet që erdhën si donacion nga Serbia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për 1 mijë testet e ardhura si donacion nga Serbia në kohën e qeverisë Kurti 1.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, Vitia ka thënë se testet në fjalë do të asgjësohen, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se procedura do të bëhet bashkë me mbetjet tjera.

“Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së ato ruhen si shumica e materialeve tjera dhe nuk janë përdorur asnjëherë. Ato do të trajtohen si materialet tjera me afat të skaduar. Meqë nuk kërkohen procedura të veçanta të asgjësimit, kjo nënkupton se do të asgjësohen në mundësinë e parë bashkë me mbetjet tjera”, ka thënë ai.