Gjermanët ankohen për SHBA’në: Vetëm BE’ja mund të çon në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Deputeti gjerman ,Peter Beyer, i cili është edhe një prej njerëzve më të afërt të kancelares gjermane, Angela Merkel, është ankuar sot për marrjen e primatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Beyer duke folur sot për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai po ankohet dhe po thumbon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mënyrën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi ku po injorohet Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

Për deputetin gjerman, Peter Beyer, i cili ka mbajtur sot një fjalim në parlamentin gjerman ku është diskutuar rreth vazhdimit të mandatit të KFOR-it gjerman në Kosovë, ka thënë se ekziston vetëm një proces i dialogut të cilin e drejton Bashkimi Evropian dhe që dërgon procesin drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“BE si e vetme është një partner serioz politik dhe ekonomik për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera Beyer.

Kujtojmë se emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka organizuar një takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, derisa sllovaku Lajçak të cilit ia ka deleguar Borell punët rreth dialogut gjendet në Kosovë për të përgatitur terrenin për bisedime në Bruksel.

Po ashtu vlen të theksohet se kohën e fundit ka pasur tensione të raporteve mes SHBA’së dhe Gjermanisë, ku këta të fundit kanë tërhequr 10 mijë trupa amerikanë nga Gjermania dhe i kanë dërguar në Poloni, kjo ka ngjallur mos pakënaqësi tek gjermanët dhe qytetarët atje për shkak të rolit të madh të sigurisë që luajnë SHBA’të në Evropë.